Dani Ceballos dëshiron që të qëndrojë te Arsenali, pasi është në huazim te Real Madridi deri në fund të këtij sezoni.
Mesfushori spanjoll e kompletoi në këtë verë kalimin te Gunners në formë huazimi te Los Blancos dhe duket se dëshiron të qëndrojë në Emirates.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, 23-vjeçari do të bisedojë me Florentino Perezin që ta lejojë transferimin permanent.
Huazimi i tij te skuadra nga Londra e veriut nuk e ka opsionin e huazimit, mirëpo lojtari nuk dëshiron të kthehet më në Santiago Bernabeu.
Ceballos e di se nëse rikthehet te madrilenët nuk do të ketë shumë hapësirë në skuadër dhe do të qëndronte më shumë në bankën rezervë shkruan Telegrafi.
Për ta kompletuar transferimin e spanjollit, Arsenali duhet t’i paguajë rreth 45 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...