Anëtarët e Klubit diplomatik Shkup shprehën pakënaqësinë e tyre kundër vendimit të Këshillit Evropian për të anuluar dhënien e datës për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Kryetari i Klubit diplomatik, Viktor Gaber, në një shkrim për mediat thekson se me këtë vendim politik, qytetarëve dhe shtetit i është shkaktuar një padrejtësi e madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vlerësimet tona pozitive nga shumica e anëtarëve të Këshillit Evropian, dhe posaçërisht letra e përbashkët e katërshes, Layen, Tusk, Juncker dhe Sassoli, është vërtetim se bllokimi nga një vend është politik dhe paradoks diplomatik”, shkruan Gaber.
Ai shton se me këtë vendim mund të ketë pasoja ndaj sigurisë dhe paqes së Maqedonisë dhe rajonit.
Gaber thekson se anëtarët e Klubit diplomatik përkrahin subjektet që u angazhuan në arritjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë, anëtarësimi i plotë në NATO dhe BE, duke ju shprehur kështu përkrahjen kolegjiale.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...