Google ADS

Joveski hedh poshtë pretendimet e ‘La Verita’ për rastin ‘Haraçi’

14:37 | 20 Tetor 2019
Arbresh.info

Prokurori Ljubomir Joveski në deklaratë për AIM vlerësoi si spekulim pretendimet që i publikoi gazeta italiane ‘La Verita’ për transaksionin prej 750.000 euro të Lidhjes ndërkombëtare dhe të veprimit të prokurores Vilma Ruskovska.

Sipas tij, në periudhën për të cilën shkruan gazeta, Ruskovska nuk ka qenë në krye të Prokurorisë për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është spekulim i pastër për shkak se në atë periudhë Ruskovska nuk ka udhëhequr me Prokurorinë për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, tha Joveski.

“La Verita” në tekst publikoi se “paraburgosja e Frosina Remenskit duket si amortizim në të cilën kryeministri Zaev po përpiqet edhe njëherë t’i ikë përgjegjësisë penale”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme