Keni këpucë vjeshte apo dimri të cilat i adhuroni, por nuk janë këpucët më të rehatshme të cilat i posedoni?
Qe se si t’i zbutni dhe sërish t’i “mësoni” shputat në to pas gjithë verës në këpucë të lehta, transmeton Telegrafi.
Bartni nga 15 minuta
Vjeshta është stina e kohës së ndryshueshme, andaj nëse mundeni, bartni pak nga pak.
Nëse nuk jeni të sigurt se a do t’ju shkaktojnë kallo, bartni për fillim gjatë shëtitjeve të shkurtra nëpër shtëpi, mbathni dhe mbani ashtu gjysmë ore apo një orë, në mënyrë që shputat të mësohen në to, dhe “anasjelltas”.
Gazetat
Gazetat njomni pak, mos i lagni krejtësisht, sepse mund të dëmtojnë brendësinë e këpucëve, mjafton vetëm që të mund t’i zhubravitni në atë mënyrë që të mbajnë formën.
Me gazeta të zhubravitura mbushni këpucët dhe lini ashtu gjatë natës.
Alkooli
Nëse është fjala për këpucë lëkure, më parë mbathni çorape të trasha, njomni një kompresë me alkool, vendoseni në brendësinë e këpucës, në pjesën e cila ju shkakton më shumë problem.
Lëreni dhjetëra sekonda pastaj menjëherë mbathni këpucët dhe qëndroni në to një kohë. Alkooli do të zbusë lëkurën, do të mundësojë që të përshtatë formën e shputës, pastaj do të avullohet.
Cili është truku juaj për këpucët të cilat një kohë të gjatë nuk i keni bartur, si të jenë sërish të rehatshme? Na tregoni nëpërmjet komenteve!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...