Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, e ka dhënë edhe një shpjegim se reagimin e sotëm nuk e ka pasë me Lëvizjen Vetëvendosje kur ka thënë se s’do të lejojnë kapje të re të shtetit.
“Une nuk kam permend parti. Mos keqinterpretoni se nuk ben. Plus asaj, këtë deklaratë e kam dhënë të premten në një televizion”, ka thënë Haziri në një reagim për Express.
Haziri ka shkruar në Facebook se LDK’ja ka qenë gjithmonë gardiane e demokracisë, sado fragjile të ketë qenë ajo.
“Të jeni të sigurt se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit”, ka shkruar Haziri.
Ai shton se sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional.
“Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet”, ka shkruar Haziri.
Po ashtu, ka thënë se edhe konkurset dhe rehatimet politike që po ndodhin në këtë kohë do të anulohen.
Ky paralajmërim vjen pasi Ministritë dhe agjencitë qeveritare kanë hapur vende të reja pune dhe kanë bërë avancime të stafit të tyre.
“Ata që keqpërdorin tranzicionin qeverisës, do të mbajnë përgjegjësi. Vendimet dhe emërimet e tyre do të zhbëhen”, ka paralajmëruar Bislimi.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...