Arbresh.info i ka kushtuar një storie të veçantë se çfarë tërmeti do të duhej t’i përballonin ndërtimet e reja dhe ato të vjetërsuara në Kosovë.
Kjo është diskutuar me profesorin e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, Naser Kabashi.
Kabashi në një intervistë për arbresh.info, tregon se deri në cilën shkallë mund ta përballojnë tërmetin ndërtimet e reja në Kosovë.
“Pas vitit 2002, në fakultetin tonë filluam t’i mësojmë studentët, respektivisht inxhinierët e rijnë, që secila ndërtesë që ndërtohet, e sidomos këto objektet e larta, duhet të ndërtohen në atë mënyrë që mund të përballojnë një tërmet të fuqishëm prej 8 ballësh, ngase kështu e kërkon edhe Bashkimi Evropian”, shprehet Kabashi.
Ai më tutje tha se Kosovës i mungojnë inspektorët e ndërtimtarisë që dalin në terren dhe i kontrollojnë objektet e reja.
“Sipas standardeve të BE-së, çdo ndërtesë duhet të përballojë tërmetin prej 8 ballësh. Megjithatë në Kosovë mund të ketë kompani që nuk i përmbahen këtyre standardeve e në këtë rast duhet të ndërhyjnë inspektorët dhe t’i kontrollojnë dhe duhet të merren masa për ata që nuk i përmbushin kushtet. Kosovës i mungojnë këta inspektorë, e në këtë rast duhet të veprojnë institucionet.”, deklaroi Kabashi për arbresh.info.
Kabashi, duke e bërë dallimin në mes të objekteve të ndërtuar në kohën i ish-Jugosllavisë, dhe atyre që po ndërtohen sot, tha se objektet e vjetra duhet të kontrollohen nga inspektorati dhe të përforcohen nëse konstatohet që ato nuk përballojnë tërmete të mëdha.
“Objektet e vjetra, janë ndërtuar me standarde të asaj kohe, por tani kushtet janë ndryshuar dhe objektet e ndërtuar në kohen Ish-Jugosllave, duhet të kontrollohen se a i përballojnë këto objekte tërmetet prej 8 ballësh. Nëse jo, atëherë duhet të bëhet një listë të këtyre objekteve dhe të përforcohen në mënyrë që t’i plotësojnë kushtet e ditës së sotme’’.
Kabashi, në fund bëri të ditur se Fakulteti i Ndërtimtarisë ka bërë punime të ndryshme për objektet e vjetra, por nuk ka pasur interes nga institucionet.
“Deri më sot ka pasur tentativa nga institucionet për me e bë një gjë të tillë, por asnjë nuk është realizuar. Megjithatë ne si fakultet, kemi bërë punime në nivel magjistrature dhe doktoratë dhe nëse kërkohen nga institucionet jemi të gatshëm t’i prezantojmë por deri tani një gjë të tillë nuk kanë kërkuar nga ne”.
Nga ana tjetër, arbresh.info i ka pyetur qytetarët se sa u besojnë rezistencës së objekteve të reja ndaj tërmeteve.
“Më merr mendja që këto objekte të reja ndërtohen duke i parashikuar fatkeqësitë natyrore”, ka deklaruar një qytetar për arbresh.info.
Ndërsa në qytetar tjetër ka thënë se: ‘’ Këtu është Kosovë, mund të ndodhë gjithçka, megjithatë shpresojmë që ndërtohen për t’i rezistuar tërmeteve.”/A.Begolli/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2505926196164364/?__xts__[0]=33.%7B%22logging_data%22%3A%7B%22page_id%22%3A841111159287311%2C%22event_type%22%3A%22clicked_all_page_posts%22%2C%22impression_info%22%3A%22eyJmIjp7InBhZ2VfaWQiOiI4NDExMTExNTkyODczMTEiLCJpdGVtX2NvdW50IjoiMCJ9fQ%22%2C%22surface%22%3A%22www_pages_home%22%2C%22interacted_story_type%22%3A%22565413710334575%22%2C%22session_id%22%3A%22b86db8907df59512b961f5167b2a9a0c%22%7D%7D
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...