Është 10 ditëshi i fundit i tetorit, por temperaturat e pazakonta kanë favorizuar të apasionuarit pas detit që të notojnë dhe marrin rreze. Të shumtë janë pushuesit në këtë fundjavë që kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për t’u larë në det.
Bregdeti i Shëngjinit është frekuentuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga pushues nga Kosova dhe jo vetëm. Frekuentuesit thonë se janë ditë ideale për t’u futur në det dhe për të marrë rreze dielli.
Më të kënaqur janë prindërit, pasi moti u ka dhënë mundësi fëmijëve për argëtim të shëndetshëm, larg qëndrimit para ekranëve të celularëve dhe internetit dhe pranë natyrës./tch/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...