Google ADS

Vazhdojnë protestat në Hong Kong

11:26 | 20 Tetor 2019
L G

Policia e Hong Kongut hodhi gaz lotsjellës të dielën për t’i shpërndarë protestuesit që sulmonin me bomba me benzinë. Mijëra protestues morën pjesë në një tubim të ndaluar në distriktin Kowloon.

Policët e ndodhur brenda stacionit policor hodhën gaz lotsjellës dhe kërkuan nga protestuesit që të shpërndahen. Në anën tjetër, protestuesit hodhën bomba me benzinë në portën e këtij stacioni dhe disa të tjera i hodhën brenda hapësirës së rrethuar.

Më vonë, policia e përdori një kamion me ujë me ngjyrë për t’i shpërndarë protestuesit. Policia e përdor ujin me ngjyrë për t’i identifikuar më lehtë protestuesit dhe për t’i arrestuar më vonë.

Në pjesë të tjera të qytetit, protestuesit i dëmtuan dyqanet dhe stacionet e trenit duke ua vënë flakën.

Hong Kongu është trazuar nga protestat masive dhe të dhunshme që filluan disa muaj më parë për shkak të rritjes së pushtetit kinez në këtë rajon.

Protestat kishin nisur për shkak të një projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë dhe më vonë u shndërruan në një ndër krizat më serioze politike në historinë e Hong Kongut, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme