600 policë sigurojnë trafikun rrugor në Kosovë, por mbesin shqetësuese aksidentet në komunikacion

10:06 | 20 Tetor 2019
L G

Gjatë periudhës janar-shtator të 2019-ws është zvogëluar numri i personave që kanë vdekur e kanë marrë lëndime trupore në aksidente trafiku.

Por, për mbi 1 mijë e 500 është rritur numri i tiketave të shqiptuara për mos respektim të rregullave të komunikacionit.

Kështu ka bërë të ditur nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës në një intervistë dhënë për arbresh.info.

Rexhepi ka thënë gjithashtu se rritje për 2% ka pas vetëm në muajt gusht dhe shtator.

“Nëse i referohemi gjendjes së sigurisë për periudhën janar-shtator të këtij viti dhe e krahasojmë me periudhën e njëjte të vitit të kaluar mund të themi se aksidentet me fatalitet, personat  e vdekur, , personat e lënduar dhe aksidentet në përgjithësi kanë shënuar rënie mirëpo aksidentet me dëme material muajt e fundit, gusht dhe pjesa e shtatorit kanë shënuar rritje, rreth 2% më shumë se viti i kaluar”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka shtuar se muaji tetor ka shënuar rritje të aksidenteve me fatalitet.

“Në tetor e kemi gjendjen më keq se vitin e kaluar sepse deri sot, vitin e kaluar kanë qenë 9 persona që kanë humbur jetën, ndërsa këtë vit i kemi 11 persona dhe bazuar në këtë gjendje tetori i 2019-es ka tendencat që të ketë më shumë aksidente qoftë me fatalitet apo me dëme material”, ka thënë ai.

Nënkoloneli ka treguar edhe për numrin e zyrtarëve që punojnë në njësite e trafikut

“Nëse flasim për njësit e trafikut e trafikut pa i llogaritur stacionet policore dhe njësite tjera që punojnë në komunat përkatëse përveç detyrave që kanë në kuadër të sigurisë publike në njësite e trafikut janë rreth 600 zyrtarë policor që miren me sigurinë e trafikut rrugor që përfshin rruhet nacionale , rrugët rajonale, autostrada dhe njësia e kryeqytetit që është duke funksionuar qysh moti në kryeqytet dhe shpesh herë mbështet me njësi tjera”, ka thënë Rexhepi.

Ndryshe numri i aksidenteve në Kosovë gjatë periudhës janar-shtator ka qenë 11732  ndërsa vitin që k vitin që lamë pas 11776.

Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve të trafikut këtë vit është 76 ndërsa vitin 2018 ka qenë 90./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1156351771221053/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme