Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme, sepse rrit energjinë, përmison përqendrimin dhe ndihmon në djegien e kalorive.
Studime të shumta theksojnë se mëngjesi i mirë sjell shëndet të mirë, transmeton portali arbresh.info
Mosngrënia e mëngjesin mund të sjellë shqetësime si mosfunksionimin normal të trupit. Kur zgjoheni, niveli i sheqerit në gjak në trupin tuaj është shumë i ulët, kështu që ju duhet mëngjesi në mënyrë që ta rimbushni atë.
Për këtë arsye portali arbresh.info sjell për ju një recetë të mahnitshme të mëngjesin, e cila jo vetëm që është e shijshme, por është edhe shumë e dobishme për shëndetin tuaj. Kombinimi i përbërësve është ideal, veçanërisht për mëngjesin tuaj dhe mund t’ju ndihmojë të shkrini yndyrën në bark, të digjni disa kalori dhe të rregulloni nivelet e glukozës dhe kolesterolit në gjak.
Kjo recetë përmban tërshëre dhe fara chia, dy përbërës që luftojnë me disa nga çështjet e përmendura më parë shëndetësore.
Farat e chias kanë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore Omega-3 dhe Omega-6. Gjithashtu janë të pasura me antioksidantë, të cilat janë përgjegjës për vetitë e tyre anti-inflamatore. Janë shumë të dobishme për sistemin kardiovaskular. Sipas disa studimeve, ky përbërës mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e artritit, diabetit dhe divertikulozës.
Në anën tjetër, tërshera përmban beta-glukan, fibër e cila mund të ndihmojë në zvogëlimin e kolesterolit të keq. Nëse e konsumoni rregullisht, kjo do të përmirësojë shëndetin tuaj kardiovaskular.
Për përgatitjen e recetës ju duhen:
Hidhni ujë në një tenxhere dhe shtoni kanellën, pasi uji të jetë zier shtoni tërshërën. Lëreni të ziejë për rreth 5 minuta dhe hiqeni tenxheren nga zjarri. Lëreni të mbuluar për rreth pesë minuta dhe pastaj përzieni. Ndërsa është akoma nxehtë shtoni farat chia, kripën dhe mjaltin./arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad