Se dallimi i madh në moshë nuk është pengesë për dashurinë e vërtetë, e dëshmojnë yje të shumta të cilët me vite të tëra janë në lidhje afatgjate apo të martuar.
Për dashurinë e Priyanka Chopras dhe burrit të saj 11 vjet më të ri, yllit të muzikës pop, Nick Jonas, ka kohë që po shkruajnë mediat ndërkombëtare. Çifti u martua në dhjetor të vitit 2018 në New Delhi, ndërsa burimet pranë tyre thonë se dallimi në moshë nuk përbën kurrfarë pengese në lidhjen e tyre.
Aktori i famshëm hollivudian, Ryan Reynolds, është i martuar me kolegen e tij, Blake Lively, e cila është 11 vjet më e re se ai. Ata janë të martuar qe shumë vite, ndërsa së fundmi janë bërë prindër për të tretën herë.
George dhe Amal Clooney u martuan në vitin 2014 në Venecia, ndërsa më pas u bënë prindër të binjakëve, Alexander dhe Elle. Ata bëjnë pjesë në grupin e të famshmëve që kanë dallim të madh në moshë. Aktori hollivudian është 17 vjet më i moshuar se avokatja e bukur.
Dy këngëtarët, Jay-Z dhe Beyonce, janë një prej çifteve më të fuqishme në industrinë muzikore, ndërsa janë edhe një tjetër dëshmi se dallimi në moshë nuk mund të jetë pengesë për lumturinë. Reperi është 12 vjet më i moshuar se diva e muzikës pop.
Aktori Jason Statham është 20 vjet më i moshuar se bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja Rosie Huntington-Whiteley, me të cilën është në lidhje që nga viti 2010.
Manekinia dhe dizajnerja e çantave të femrave, Camila Alves, është 13 vjet më e re se aktori hollivudian, Matthew McConaughey, me të cilin është e martuar që nga viti 2013.
Kur flasim për dallimin e madh në moshë, nuk mund të mos mendojmë për Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones. Diferenca në moshë e çiftit hollivudian është 25 vjet. Aktori më i madh në moshë dhe partnerja e tij janë qe dy dekada të martuar, ndërsa kanë edhe dy fëmijë bashkë.
Aktori i famshëm, Harrison Ford, është i martuar me Calista Flockhart, e cila është 22 vjet më e re se ai.
Aktorja e bukur, Megan Fox, është 13 vjet më e re se bashkëshorti i saj, aktori Brian Austin Green.
Aktorja australiane, Deborra Lee-Furness, është gruaja e yllit të famshëm, Hugh Jackman, nga i cili është 13 vjet më e moshuar. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...