Dy muaj pas dorëheqjes nga qeveria Partia Lidhja e ka zhvilluar në Romë një mega manifestim ku sipas organizatorëve morën pjesë rreth 200 mijë persona.
Nën sloganin ” Italianët të parët” u bashkuan në këtë tubim politik të gjitha forcat e së djathtës italiane.
Lideri i Partisë “Forza Italia”, Silvio Berlusconi mbi podiumin e Lidhjes u shpreh se ” e djathta italiane do të vijë së shpejti në qeverisje”.
“Jemi në këtë shesh, -tha ish kryeministri Berlusconi- për t’i thënë jo qeverisë më të majtë në historinë italiane, qeverisë së taksave e të emigracionit.”
“Ky është sheshi i flamujve 3 ngjyrësh e jo i flamujve të kuq” deklaroi para manifestuesve dhe kreu i “Fratelli d’Italia”, Giorgia Meloni, e cila i bëri thirrje patriotizmit italian për të ndaluar emigracionin.
“E nëse duhen mure do t’i ngremë , tha ajo. Italisë i duhet një qeveri që nuk i lëpin këmbën francezëve e Evropës.”
Para se të marr fjalën lideri i Lidhjes, në ekranin gjigant të sheshit ‘San Giovanni’ në Romë u shfaq një video me fjalët shkrimtares së njohur italiane Oriana Fallaci, e cila shkruante se “tek ne nuk ka vend për minaret e ndyra e abstenues të rremë. Do të ishte sikur t’i dhuronim atyre atdheun tonë. Më emocionon himni i Mamelit”.
Për ish zëvendëskryeministrin e ish- ministrin e Brendshëm Matteo Salvini, “qeveria e sotme italiane i ka duart e lara me gjak”. I” kanë dorëzuar emigrantët në duart e skafistëve”, tha ai. Ndërsa për duke i evokuar sovranizmin italian ai tha se “Italia nuk duhet të pres telefonatën nga Macron për të vendosur mbi manovrën e saj ekonomike e as urdhra nga Berlini e Parisi për sistemin fiskal në vend.”
Lideri i Lidhjes deklaroj se e djathta italiane do të vij së shpejti në qeverisje e se lideri i qeverisë e i shtetit duhet të zgjidhet me votën e lirë të italianëve.”
“Nëse do duhet për atdheun tim jap dhe jetën “, përfundoj fjalimin e tij krye legisti Matteo Salvini./alsat/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...