Ligjvënësit britanikë kanë votuar për të shtyrë një vendim nëse do të mbështesin një marrëveshje të Brexit me Bashkimin Evropian, duke dëmtuar planet e qeverisë për t’u larguar nga blloku në fund të këtij muaji.
Në një seancë të veçantë të Parlamentit që synonte të ratifikonte marrëveshjen, ligjvënësit miratuan një amendament që pritet të vonojë një vendim për marrëveshjen e arritur nga kryeministri Boris Johnson.
Votimi është një goditje e madhe për kryeministrin Boris Johnson dhe do të thotë se ai duhet të kërkojë nga BE-ja që të vonojë largimin e Britanisë.
Parlamenti më parë miratoi një ligj që e detyronte kryeministrin të kërkonte shtyrjen e Brexitit nëse një marrëveshje nuk do të miratohej deri të shtunën.
Masa ka për qëllim të sigurojë që Britania të mos dalë nga BE pa një marrëveshje në datën e planifikuar të 31 tetorit.
Qeveria ende shpreson se mund të kalojë legjislacionin e nevojshëm deri në fund të muajit në mënyrë që Britania të mund të largohet me kohë./sotnews/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...