Trepça ka fituar në shtëpi ndaj Pejës me rezultat 76:65 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës së Kosovës.
Klubi mitrovicas ka fituar derbin ndaj rivalit të vjetër, Pejës, të zhvilluar në Palestrën Minatori në Mitrovicë.
Vendasit ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes, duke mbyllur çerekun e parë me rezultat 17:12, ndërsa të dytin 23:17 apo me rezultat përfundimtar 40:29.
Në çerekun e tretë, Peja arriti të kthehet duke triumfuar 17:13 dhe duke e quar rezultatin në 53:46, por në çerekun e katërt vendasit fituan 23:19 duke e quar rezultatin përfundimtar në 76:65.
Lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje ishin Dj Hanes me 39 pikë e pesë kërcime te Trepça dhe Malcolm Amstred te Peja me 14 pikë e 7 asistime./telegrafi
https://www.facebook.com/kb.peja.official/posts/2538026086287487
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?