Kampionia e Kosovës, Sigal Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligë, pasi kanë mposhtur në udhëtim Lipjanin me rezultat 70:105.
Bardhekaltrit kanë treguar një lojë më të mirë, duke qenë nga fillimi në epërsi, derisa vetëm çereku i dytë ishte i barabartë.
Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat 11:27, i dyti 21:19, ndërsa në dy çerekët e fundit Prishtina e ngriti epërsinë, në të tretin fitoi 18:28 dhe në të kundërtin 20:31, duke fituar në fund 105:70.
Te Lipjani u dalluan Demarkus Stuckey me 26 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, si dhe Devaughn Jenkins me 23 pikë dhe dhjetë kërcime.
Te Sigal Prishtina u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Fahro Alihoxhiq me 21 pikë, tetë kërcime e tre asistime.
Prishtina ka katër fitore dhe një humbje, derisa humbja e gjashtë për Lipjanin nga gjashtë ndeshje.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...