Xherdan Shaqiri edhe më tutje nuk është pjesë e planeve të Jurgen Klopp, përkundër faktit se pëlqehet nga tifozët, por edhe punon shumë për pozitën e tij.
Shaqiri refuzoi grumbullimin me kombëtaren zvicerfane që t’i përkushtohej punës që të fitonte një vend në formacionin e ‘Reds’, por nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.
Ish anëtari i Liverpool, Peter Crouch, ka thënë se Shaqiri është i aftë, por Klopp nuk i beson atij.
“Nuk jam i befasuar që Liverpool e transferoi pasi ai është nga lojtarët më të talentuar me të cilët kam luajtur”, ka thënë fillimisht Crouch, transmeton lajmi.net.
“Ai mund ta bëjë diferencën. Nëse Klopp nuk i beson dikujt 100 për qind, ai nuk do ta luajë” ka thënë tutje anglezi.
Shaqiri nuk pritet të jetë në pozitën e titullarit as në ndeshjen që ‘Reds’ e luajnë këtë fundjavë kundër Manchester United.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?