Ekzistojnë disa ushqime që ndikojnë në shëndetin e flokëve tuaj. Ndër to po veçojmë pesë.
1-Spinaq – sepse është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.
2-Farat e kungullit – sepse janë një burim i mirë i zinkut, një element gjurmë që tenton të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.
3-Avokado – sepse është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Ai rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues. Vitamina E vonon dëmtimin e flokëve dhe i mbron ata nga dehidratimi.
4-Patatja e ëmbël – sepse është një burim i mirë i biotinës ose përndryshe vitamina ‘B7’. Ajo i bën flokët më të pasura dhe më të dendura. Gjithashtu, biotina ndihmon që flokët të qëndrojnë më gjatë dhe të shëndetshëm. Përmirëson strukturën e flokëve dhe gjithashtu riparon flokët e dëmtuar dhe të brishtë.
5-Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë – sepse janë të pasura me vitaminë C, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?