Bayerni ndalet përsëri, barazon te Augsburgu

17:55 | 19 Tetor 2019
Arbresh Info

Bayern Munichu nuk ka mundur ta mbajë epërsinë në udhëtim te Augsburgu dhe ka barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Bundesliga.

Bavarezët nuk i janë kthyer fitores as në këtë javë në kampionat, pasi luajtën baras te Ausgburg.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, por ishin vendasit që shënuan të parët dhe shkaktuar befasi.

Pa u mbushur mirë një minutë i plot lojë, Rani Khedira asistoi për Marco Richter, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Pas këtij goli, Bayerni u rikthye shpejt në lojë duke krijuar disa raste të mira, deri sa gjeti golin e barazimit me anë të Robert Lewandowski (14′) për 1-1 dhe me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri ekipi i Niko Kovac që luajti me mirë dhe gjeti shpejt golin epërsisë 2-1 me anë të Serge Gnabry (49′), i cili shënoi një gol të bukur.

Bayerni luajti më mirë edhe në vazhdimin e kësaj pjesë dhe menaxhoi mirë me lojën deri në fund, por në minutat shtesë ishte Alfred Finnbogason, i cili i befasoi të gjithë duke shënuar për 2-2 dhe duke vulosur barazimi në këtë ndeshje.

Pas këtij barazimi, Bayerni e sheh veten në pozitën e tretë me 15 pikë, ndërsa Ausburgu renditet i 15-ti me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin Union Berlinin, teksa Ausburgu udhëton te Wolfsburgu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme