Lista Serbe mirëpret ftesën e zyrtarëve amerikan për zbardhjen e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviçit

17:14 | 19 Tetor 2019
A. B.

Njoftim për listën serbe

Lista Serbe mirëpret dhe mbështet ftesën e zyrtarëve amerikanë në Prishtinë për të sjellë prokurorinë dhe policinë e Kosovës për të shpejtuar hetimin dhe për të sjellë para drejtësisë autorët e vrasjes së, Oliver Ivanoviçit. Ne i ftojmë institucionet e Prishtinës të paraqesin para publikut provat që po ju mungojnë, meqënëse Prokurorët kanë përsëritur vazhdimisht që nuk kanë  prova, përcjell portali arbresh.info

Zyra e Prokurorisë, së Kosovës, e cila, në vend që të paraqiste prova për fajin e dikujt pas gati dy vitesh, për këtë rast, në bashkëpunim me policinë dhe qendrat e caktuara të pushtetit, krijoi një spektakël dhe mjedis të kontrolluar politik për të ndjekur politikën anti-serbe dhe përndjekjen e serbëve.

Nëse prokuroria dhe policia e injorojnë këtë ftesë të Ambasadës së SHBA, ky gjest edhe një herë do të konfirmojë që ata janë nën presion politik për të trembur dhe dëbuar serbët, dhe jo për të synuar zgjidhjen e këtij krimi të rëndë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme