Trajneri i Flamurtarit, Artim Shaqiri, ka bërë të ditur se nuk do ta ketë më postin e trajnerit në klub, pas barazimit kundër Drenicës, pasi që tha se vetë u ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i ndajnë rrugët.
Dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Drenicës është i vetmi që u zhvillua këtë të shtunë në kuadër të javës së dhjetë të IPKO Superligës së Kosovës. Dy skuadrat hyn në këtë ndeshje në kërkim të pikëve që do t’i largonin nga zona e rrezikshme në renditjen tabelare të Superligës, transmeton Gazeta Express.
Por, pavarësisht tentimeve të shumta për 90 minuta, asnjëra skuadër nuk arriti ta tundë portën e kundërshtarit, duke përfunduar sfida me rezultatin që edhe nisi, 0-0.
Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit, Artim Shaqiri ka thënë se nga sot nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit.
“Futbolli është interesant dhe luhet në dy pjesë, mysafirët dominuan dhe kishin disa raste konkrete më shumë se ne, por ne nuk e bëmë atë që e kemi biseduar në zhveshtore”, tha fillimisht Shaqiri për SSK.
“Kur ka konkurrencë në Superligë atëherë futbolli bëhet i bukur, në Kosovë luhet futboll por edhe kërkohet rezultat andaj deri në fund do të jetë e vështirë të dihet kush do të jetë skuadra që do të largohet nga liga”.
“Ndeshja e sotme me Flamurtarin ishte e fundit pasi këtë vetë e kërkova unë, pra nga sot nuk do të jem më në krye të skuadrës”, përfundoi Shaqiri.
Me këtë barazim, Drenica ngjitet në pozitën e shtatë me 11 pikë, kurse Flamurtari mbetet në pozitën e dhjetë me tetë pikë.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...