Është një nga shakatë më të zakonshme që bëhen midis kolegëve në kuzhinën e zyrës: “Unë nuk mund të filloj punën para se të pijë kafen time në mëngjes”. Por hulumtimi i publikuar këtë verë zbulon se një pije tjetër mund të ndihmojë trurin tuaj të funksionojë më mirë.
“Studimi ynë dha provat e para bindëse thonë se pirja e çajit kontribuon pozitivisht në strukturën e trurit duke e bërë organizmin më efikas”, deklaroi ekipi hulumtues i përbërë prej studiuesve nga Kina, Singapori dhe Britania e Madhe.
Ekipi gjithashtu shqyrtoi studime të tjera mbi parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit (humbjes së kujtesës) dhe gjeti prova që çaji bimor luan një rol mbrojtës.
Çaji ka një numër përfitimesh shëndetësore. Studimet kanë treguar se çaji rrit kreativitetin dhe mban të fortë kujtesën tuaj. Çaji madje thuhet se parandalon sëmundjet e zemrës, zvogëlon rrezikun e kancerit dhe vdekshmërinë e përgjithshme.
Ka edhe hulumtime që e mbështesin edhe kafenë edhe çajin si mbrojtës të shëndetit të trurit, kështu që përdorni çdo gjë që ju përshtatet juve.
Burimi: Business Magazine
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...