Fatkeqësitë që mund të na ndodhin gjatë jetës së përditshme, janë një pjesë e jetës të cilët zakonisht njerëzit i anashkalojnë duke menduar se “mua nuk më ndodhë asgjë”. Në këto raste të caktuara janë disa institucione që luajnë rol jetike në raste emergjente siç është ndihma e shpejtë, polica, zjarrfikësit etj. Të gjitha këto institucione emergjente kanë numrat të telefonit të cilët mund të telefonohen pa pagesë dhe janë shumë të lehta për t’i mbajtur në mend, shkruan arbresh.info.
Por, ka qytetarë që nuk i ka mësuar ato për arsyeje të ndryshme.
arbresh.info, ka pyetur qytetarët se sa i dinë numrat e institucioneve emergjente.
“Numrat e shërbimeve emergjente nuk i di për arsyeje se nuk më ka ndodhur kurrë një rast që më nevojiten. Megjithatë nëse një ditë kam nevojë për ta, atëherë nuk e di se si do të ja dal”, ka thënë një qytetare për arbresh.info.
Ndërsa një qytetar tjetër është shprehur se, “numrat e shërbimeve emergjente nuk i di, por i kam regjistruar në telefon nëse më nevojiten atëherë i shikoj këtu dhe i telefonoj”.
Por megjithatë, kishte nga ata që i dinin.
Më poshtë mund të gjeni disa nga numrat me rëndësi që çdo qytetar do të duhej t’i mësonte.
Policia 038/192, mobil 192
Stacionet policore nga prefiksi 038:
Nr.1: 038/ 504-604-5059
Nr.2: 038/ 504-604-6748
Nr.3: 038/ 504-604-6796
Nr.4: 038/ 504-604-2997
Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë 112
Numri i ndihmës së e shpejtë 194
Zjarrfikësit 193
Qendra Klinike Universitare 038/ 500-600
Ndihma e shpejtë 038/ 500 094/arbresh.info/
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...