Lionel Messi thotë se disa lojtarë të Barcelonës nuk e duan rikthimin e Neymar

13:02 | 19 Tetor 2019
Arbresh Info

Lionel Messi e ka pranuar se ekzistojnë disa persona te Barcelona që nuk dëshirojnë që Neymar të rikthehet në klub.

Ylli i PSG-së është përfolur për rikthim në Barcelonë gjatë gjithë verës dhe spekulimet për një lëvizje të tillë janë shfaqur para merkatos së muajit janar pasi dy klubet raportohet se janë takuar të martën, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, sipas Leo Messi, janë disa në Barcelonë që nuk kanë të lumtur me mënyrën se si është larguar Neymari.

Ylli brazilian në formë befasuese finalizoi transferimin e tij për 222 milionë euro në PSG gjatë vitit 2017.

“Është vështirë për të kthyer atë prapa”, ka thënë Messi për radion Metro 95.1 të Buenos Aires.

“Fillimisht sepse ishte vështirë për të parë atë duke u larguar dhe e dyta për shkak të mënyrës se si u largua”

“Këtu ka njerëz dhe anëtarë në klub që nuk duan rikthimin e tij”

“Sa i përket aspektit sportiv, Ney është njëri nga më të mirët në botë por unë i kuptoj të gjithë faktorët tjerë”

Barcelona raportohet se është duke ofruar një tarifë prej 153 milionë funtave për Neymarin, shifër të cilën synojnë ta paguajnë pas një viti huazim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme