Politika e presidentit amerikan, Donald Trump, në Siri është kritikuar nga njëra prej figurave kryesore të partisë së tij. Përmes një shkrimi në gazetën “Washington Post”, udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, tha se tërheqja e trupave amerikane, e kombinuar me sulmin turk në Siri, ishte një ankth strategjik.
Përmes shkrimit në gazetën e njohur amerikane, njëri nga udhëheqësit kryesorë të Partisë Republikane tha se tërheqja e trupave amerikane nga pjesa veriore e Sirisë ishte një gabim i rëndë strategjik.
“Kombinimi i tërheqjes së Shteteve të Bashkuara me rritjen e sulmeve turke po e krijon një ankth strategjik për vendin tonë”, shkroi ai. McConnell gjithashtu tha se largimi i ushtrisë amerikane nga ky rajon do ta mundësojë rritjen e ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri shkruan express.
Ndryshe, të mërkurën, presidenti amerikan tha se gjendja në rajon është strategjikisht e mrekullueshme për Shtetet e Bashkuara. “Ata e kanë një problem në kufi. Ai nuk është kufiri ynë. Ne nuk duhet t’i humbim jetët e ushtarëve për të”, tha ai para gazetarëve.
McConnell është figura më e re republikane që e kundërshton këtë vendim. Para tij, tërheqjen e trupave amerikane e ka kritikuar edhe senatori Lindsey Graham, i cili njihet si përkrahës besnik i presidentit Trump, shkruan “BBC”.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...