Pa u mbushur 24 orë nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, njofton se do të dalë sërish përpara mediave.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Cakaj do të dal sot në orën 11:30 në një konferencë për shtyp.
Kujtojmë që ministri ishte i pranishëm edhe në konferencën e mbajtur ditën e djeshme nga Rama, por ku nuk pati mundësi të bëntë ndonjë deklaratë.
Kryeministri në konferencë u shpreh se vendimin për mos hapjen e negociatave nuk e konsideron si dështim të qeverisë së tij, por e cilëson si pasojë të problemeve të brendshme të Bashkimit Evropian. Zëra brenda spektrit politik kërkojnë të paktën dorëheqjen e ministrit, për të mbajtur një përgjegjësi morale.
Cakaj reagoi edhe dje në llogarinë e tij në “Facebook” duke u shprehur: “Mungesa e konsensusit në Këshill për çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë nuk vjen si rrjedhojë e interpretimeve kundërthënëse lidhur me progresin e vendit, por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi.
Përderisa nuk ka një ujdi absolute për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ekziston një pajtueshmëri e plotë se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në konkluzionet e qershorit të vitit 2018.
Pavarësisht kësaj, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore dhe përpjekjet e mëtejme në shërbim të aspiratës evropiane”./tch
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...