Google ADS

Vendimi i fundit i UEFA-s: S’ka më ndeshje Kosovë – Rusi në kualifikime

07:58 | 19 Tetor 2019
Arbresh.info

Asnjë skuadër nga Kosova, përfshirë edhe ekipet kombëtare, nuk do të kenë të drejtë të luajnë përballë ekipeve të Rusisë.

Ky është vendimi i fundit i UEFA-s, i marrë nga Paneli i Urgjencës, i mbajtur ditën e mërkurë, përcjell lajmi.net.

Paneli i Urgjencave është mbledhur të mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve mes ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet mes ekipeve nga Rusia dhe Kosova, Paneli vendosi që këto dy vende të mos kenë drejt të përballen mes vete në garat e UEFA-s deri në një njoftim të ardhshëm.

Sa i përket kualifikuesve për femrat për Euro 2021, ku këto dy vende janë në grupin A, të dy ndeshjet do t’i zhvillojnë në vende neutrale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme