Qeveria lituaneze tha sot se një deklaratë e rreme për shtyp, që pretendonte se Vilniusi dëshironte armë bërthamore të SHBA-së në territorin e vendit, kishte qarkulluar në media.
Sipas dokumentit të rremë, presidenti Gitanas Nauseda kishte kërkuar nga SHBA që të krijonin një bazë ushtarake në Lituani dhe të zhvendosnin armët bërthamore në shtetin balltik.
Ministria e Punëve të Jashtme në Vilnius njoftoi sot se hakerat e panjohur kishin dërguar e-mailin me sa duket nga Departamenti i saj i Komunikimit dhe Diplomacisë Kulturore.
“Ka të ngjarë të jetë një sulm kompleks i informacionit kibernetik. Autoritetet kompetente aktualisht po hetojnë incidentin”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Sipas një zëdhënësi të ministrisë, marrësit e njoftimit të rremë për shtyp përfshinin disa medie, institucione të vendeve anëtare të NATO-s dhe misione diplomatike.
Ministria e Jashtme e ka dorëzuar çështjen në Qendrën Shtetërore të Sigurisë Kibernetike.
Një zëdhënës i ushtrisë lituaneze e lidhi sulmin në internet me vendosjen e njësive të reja të ushtrisë amerikane, që kishin mbërritur në Lituani në fillim të javës, si pjesë e një rotacioni të rregullt të trupave./tetovasot/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji