Google ADS

Eduard Kukan e ‘sulmon’ Macronin: I neveritur nga sjellja e Francës kundrejt negociatave

20:44 | 18 Tetor 2019
A. B.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështuan që të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, i cili shprehet se Macron ka luajtur rolin e një sabotuesi të heshtur, ndërsa thekson se; “nuk besoja se ata do të përdornin një lojë të tillë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Kukan ka thënë gjithashtuse ndihet i neveritur dhe i indinjuar nga vetoja e Francës kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.

“Jam shumë i neveritur dhe i indinjuar nga pozicioni i Francës në samitin e BE-së, i cili ka çuar në shtyrjen e mëtejshme të procesit të zgjerimit të BE-së. Unë e kam ditur sepse Presidenti Francez Macron ka luajtur rolin e një sabotuesi të heshtur për një kohë të gjatë. Sidoqoftë, nuk besoja se ata do të përdornin një lojë të tillë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kur u mor zyrtarisht vendimi. Ai është shumë dritëshkurtër dhe i papërgjegjshëm”, shkruan Kukan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme