Një aksident ka ndodhur në autostraden “Arbën Xhaferi” drejtimi Ferizaj – Trudë saktësisht afër fshatit Uglar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident një kamion është rrokullisur dhe se nuk raportohet për të lënduar.
“Me datën 18.10.2019 rreth orës 16:00, në autostradën “Arbën Xhaferi: drejtimi Ferizaj – Trudë saktësisht afër fshatit Uglar, një kamion me targa lokale duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes në ç’kyqje të autostradës është rrokullisur. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia ka dalë në vendngjarje”, ka thënë ai.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër