Mesfushori i Interit, Stefano Sensi do të jetë jashtë fushës për dy ndeshjet e ardhshme të gjigantit italian në Serie A si pasojë e një lëndimi.
Bazuar në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Interi pasditen e sotme (e premte), lojtari ka pësuar lëndim në muskuj gjatë seancës stërvitore dje dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në ligë kundër Sassuolos, transmeton portali arbresh.info.
Po ashtu, Sensi do të humbas përveç ndeshjes të së dielës edhe takimin në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.
Takimi mes liderit në Serie A dhe gjigantit gjerman zhvillohet më 24 tetor.
Në deklaratën e lëshuar nga klubi konfirmohet gjithashtu se gjendja e Sensit do të vëzhgohet brenda ditëve të ardhshme./arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë