Llapi është rikthyer te fitoret në kampionat, derisa ka mposhtur Trepçën ’89.
Në një ndeshje ku stadiumi Zahir Pajaziti ishte bosh për shkak të dënimit të klubit vendas, Llapi shënoi fitore me rikthim me rezultat 4-1.
Mysafirët nga Mitrovica kaluan të parët në epërsi kur në minutën e parë realizoi Muharrem Jashari për 0-1.
Me epërsinë e mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Llapi hyri furishëm në pjesën e dytë ku bënë një rikthim spektakolar duke shënuar katër gola.
Labinot Osmani me dy gola si dhe Benjamin Emini me një tjetër dhe Muhamed Hyseni vulosën fitoren e ‘Legjendave’.
Fitorja ndaj 89-shit e ngrit Llapin në pozitën e dytë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër Trepça ’89 mbetet në pozitën e shtatë me 10 pikë më pak.
Ndeshjen e radhës llapjanët e zhvillojnë në udhëtim te Gjilani, derisa Trepça ’89 luan para tifozëve të vet ndaj Ferizajt.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”