Juncker: Nëse duam që të respektohemi duhet të mbajmë premtimet

16:25 | 18 Tetor 2019
A. B.

Nëse duam të respektohemi, ne duhet t’i mbajmë premtimet tona, tha Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker në një konferencë për shtyp pas samitit të BE-së në Bruksel.

I pyetur se cilat janë pasojat nëse ky është fillimi i përfundimit të procesit të zgjerimit të BE-së, Juncker tha nëse ky është fundi i zgjerimit ne duhet të përballemi me kritika serioze.

“Ne i inkurajonim këto vende, ndihmuam dhe vizituam këto vende dhe u bëmë premtime publike këtyre vendeve. Nëse duam të respektohemi duhet të mbajmë premtimet tona”, tha Juncker./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme