Ministria e Pal Lekajt shpenzon 30 mijë euro në rroba zyrtare

15:58 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Pak ditë pas zgjedhjeve ministria Infrastrukturës e udhëhequr nga Pal Lekaj ka shpallur  fituesin e një tenderi.

E furnizimi që ka bërë kjo Ministri është jo shumë i zakonshëm, shkruan arbresh.info.

Kjo Ministri ka blerë rroba elegante, e paratë që janë shpenzuar shkojnë afër 30 mijë euro.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se pas ritenderit është shpallur edhe fituesi.

Nga gjithsej tri Operator Ekonomik, fitues ka dalë ” MELODIA ” SH.P.K.”  me çmimin e ofruar prej 26 mijë e  475 euro.

Por në njoftim nuk bëhet e ditur se nga kush do të shfrytëzohen./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme