Google ADS

Si të trajtoni tensionin e ulët të gjakut pa përdorur barna?

15:50 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

Krahas hipertensionit, apo tensionit të lartë të gjakut, shumë njerëz përballen edhe me tensionin e ulët të gjakut. Për të mos përdorur ilaçe, të cilat mund të jenë të dëmshme dhe të shkaktojnë efekte të padëshiruara anësore, ju mund ta stabilizoni atë me anë të disa mënyrave natyrale:

Rritni sasinë e kripës në ushqime– Ushqimet e kripura ndihmojnë në ngritjen e shtypjes së gjakut. Ju mund të përdorni kripe të Himalajeve apo ndonjë lloj tjetër të kripës sa më të shëndetshme.

Pini ujë vazhdimisht– nëse dëshironi t’i ruani nivelet e balancuara të ujit në organizëm, dhe ta mbani shtypjen normale të gjakut, është e këshillueshme të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës.

Shmangi sheqerin artificial– Sheqeri artificial shkakton uljen e tensionit, prandaj shmangia e tij dhe përdorimi i produkteve me sheqer sa më natyral ndihmon në përmirësimin e presionit të gjakut.

Përdorni hollues natyralë të gjakut- Piperi i kuq, xhenxhefili apo shafrani i Indisë njihen si hollues natyralë të gjakut.

Konsumoni ushqime me vitaminë B– Mishi i kuq, vezët dhe bajamet janë ushqimet që kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës B. /Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme