Përgjatë dy ditëve në Muzeun Kombëtar të Kosovës është mbajtur “Shkolla e Mozaikut” me fëmijë.
“Shkolla e Mozaikut” është punëtori që realizohet në kuadër të aktiviteteve të Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke bërë përfshirjen e target-grupeve të ndryshme të fëmijëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.
Sot është mbajtur punëtoria me fëmijët e parashkollorës “Hello Kids” nga Prishtina.
Nën përkujdesjen e stafit të trajnuar të Muzeut dhe mësueseve të tyre, parashkollorët patën rastin të njoftohen me “ekspozitën bazë” e gjithashtu kanë bërë ngjyrosjen e figurave të ndryshme në formë të mozaikut.
Xhasmina Bushati e Patrik Haliti u shprehën shumë të lumtur për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, gjersa shprehën dëshirën që të bëjnë sërish një gjë të tillë.
“Këtu kam pikturuar një flutur. Më së shumti më ka pëlqyer loja me patate”, ka thënë Bushati.
Kurse dje është mbajtur cikli i parë i ligjëratave nga Marigona Ademi, me temë “Një histori e shkurtër dhe teknikat e punimit të mozaiqeve”.
Pjesëmarrës në atë punëtori ishin nxënës të shkollës së mesme teknike “28 Nëntori”, të udhëhequr nga profesoresha Valbona Gashi, të cilët patën rastin të përgadisin skicat dhe punuan me glinë me qëllim të realizimit të mozaikut.
Qëllimi i kësaj punëtorie është njohja dhe mësimi i teknikave të ndryshme për përpunimin e mozaiqeve dhe Mosaic Arts, varësisht nga target-grupet. Shkolla e Mozaikut udhëhiqet nga stafi i trajnuar i Muzeut dhe bashkëpunëtorët profesionistë të jashtëm.
Aktivitete të ngjashme me fëmijë do të ketë edhe gjatë javëve të ardhshme me nxënës nga shkolla të ndryshme./arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...