Google ADS

Gjilani mposhtë me përmbysje Feronikelin në “Rexhep Rexhepi”

15:51 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

Gjilani ka marrë tri pikë në ndeshjen e xhiros së dhjetë kundër Feronikelit pasditen e sotme (e premte).

Mysafirët kanë befasuar kampionin në fuqi të Kosovës duke përmbysur rezultatin nga 1 me 0 në 1 me 2 me dy gola të shpejta brenda tre minutash, shkruan portali arbresh.info.

Carioca Jean arriti të zhbllokojë shifrat në minutën e 73′ duke shënuar për 1 me 0, por epërsia e tyre në këtë ndeshje në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligë zgjati më pak se dhjetë minuta.

Gjilani shënoi golin e barazimit me anë të Franc Veliut për 1 me 1 para se mbrojtësi Ylber Kastrati të shënonte golin e përmbysjes vetëm dy minuta më vonë për t’i dhuruar tri pikë mysafirëve.

Gjilani tani qëndron në krye të tabelës me 21 pikë – një më shumë se KF Ballkani në pozitën e dytë me një ndeshje më pak, ndërsa Feronikeli qëndron në pozitën e pestë me 16 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme