Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi sot se nuk është arritur vendim unanim për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë.
“Janë disa vende që kanë rezerva. Ne kemi diskutuar në lidhje me këtë. Patjetër që do të zhgënjehen, si kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë”, tha Merkel.
“Unë e mbështes në një pikë presidentin Makron sa i përket procesit të zgjerimit që duhet reformuar”, u shpreh kancelarja.
“Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Gjermania dëshiron që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave deri tek ndryshimi i emrit. Ka qenë progres i madh. Edhe Shqipëria ka bërë progres. Mendoj që Shqipëria ka bërë shumë progres, por nuk na ka bërë të marrim një vendim unanim sa i përket Shqipërisë”, tha ajo./atsh
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...