Federata e Futbollit të Kosovës iu ka bërë thirrjeve tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele në Çeki për shkak të numrit shumë të vogël të biletave në dispozicion.
Në një njoftim të publikuar pasditen e sotme (e premte), FFK thotë se pavarësisht interesimit të madh nga “Dardanët” për të shikuar nga afër ndeshjes e muajit nëntor kundër Çekisë, ata kanë një numër “jashtëzakonisht të vogël” të biletave në dispozicion, shkruan portali arbresh.info.
“Federata e Futbollit e Kosovës me keqardhje të thellë është e detyruar t’ u bëjë thirrje tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele, për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të biletave që FFK-ja ka në dispozicion për këtë ndeshje”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata thonë se bazuar në nevojat, bilat që janë në dispozicion do t’u akordohen grupimit të tifozëve “Dardanët” dhe pastaj do të ndahen bazuar në obligimet kontraktuale, biletat për sponsorët, bashkëpuntorët, institucionet e në fund familjarët e futbollistëve.
“Ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë përkrahjen e parezervë që marrim nga publiku në rrugëtimin drejtë ëndrrës për kualifikim dhe u jemi shumë mirënjohës të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve që janë në gjendje të bëjnë shpenzime të pabesueshme vetëm për të qenë krah futbollistëve në këtë ndeshje, por në situatën në të cilën jemi, e kemi të pamundur të sigurojmë bileta për takimin që zhvillohet në Plzen”, thuhet tutje.
Federata Çeke e Futbollit ka refuzuar të ndaj numër të madh biletash për sektorin e mysafirëve për shkak të kapacitet të ultë të stadiumit./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor