SHBA vendos tarifë ndaj mallrave të BE-së

15:21 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Shumë prodhime nga vendet e Bashkimit Evropian do të bëhen më të shtrenjta për blerësit në Shtetet e Bashkuara.

Kjo, pasi SHBA-ja vendosi të premten tarifa ndaj mallrave të BE-së, në vlerë prej 7.5 miliardë dollarësh.

Disa lloje të djathit, verës, uiskit dhe vajit të ullirit do të preken nga tarifa e re prej 25%.

Bashkimi Evropian tha se nuk do të ketë zgjedhje tjetër, përveçse të përgjigjet me tarifa të ngjashme.

BE-ja, vitin e kaluar, ka vendosur tarifa ndaj disa mallrave amerikane, përfshirë motorët Harley Davidson, pasi Shtëpia e Bardhë ka vënë taksë mbi aluminin dhe çelikun e BE-së.

Ka shqetësime se SHBA-ja mund të vendosë tarifa edhe mbi makinat evropiane nga mesi i nëntorit.

Në një raport të publikuar në muajin qershor, Bashkimi Evropian ka thënë se, vitin e kaluar, është përballur me 425 barriera tregtare nga 59 vende të ndryshme.

“Proteksionizmi është qartazi në rritje”, ka thënë atëbotë komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom shkruan REL.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është në luftë të ngjashme tregtare edhe me Kinën, të cilën po ashtu e fajëson për politika të padrejta të tregtisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme