Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për pesë vepra penale. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin nga Dragolevci i Istogut, Tim Kajtazi.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Ai është i kërkuar për dy raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një rast për dhunë në familje dhe shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore.
Kajtazi kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë./Express
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”