Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri insiston se nuk ka problem me Paul Pogban për takimin mes tij dhe Zinedine Zidanes.
Dyshja janë fotografuar së bashku javën e kaluar në Dubai pasi Pogba udhëtoi për në UAE për një program rikuperues në lidhje me problemin e tij në kyç dhe këmbë, transmeton portali arbresh.info.
Është një foto. Kur ju jeni në Manchester United, foto me juve sigurisht se shkrepen. Nuk kam ndonjë problem me këtë”, ka thënë Solskjaeri.
“Pauli është pjesë e planeve tona. Ai ka qenë duke luajtur me dhimbje por u kthye kundër Rochdales dhe Arsenalit sepse donte të luante”
“Ai tentoi të kthehej sërish por ishte shumë e dhimbshme. Ai iu nënshtrua atij skanimi, ai është rrugës për rikthim dhe në rikuperim. Ai ka qenë duke pushuar për disa ditë”
“Kam dëgjuar se Pauli thotë se ai nuk dëshiron të jetë këtu. Pauli dëshiron të jetë këtu dhe të luaj mirë”, përfundon Solskjaer./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...