Falja do të bëhet gjatë ceremonisë së kurorëzimit të perandorit të ri javën e ardhshme
Japonia do të fal më shumë se gjysmë milioni kriminelë “të vegjël” gjatë ceremonisë së kurorëzimit të perandorit Naruhito javën e ardhshme.
Siç raporton Kyodo News, sekretari i kabinetit, Yoshihide Suga, para gazetarëve në Tokio tha se “ne do t’i zbatojmë faljet me një politikë për të promovuar rehabilitimin shoqëror duke rritur dëshirën e kriminelëve që të rehabilitojnë veten e tyre”.
Shumica e faljeve të kriminelëve do të përfshijnë shkelësit e trafikut dhe ata që ishin përfshirë në vjedhje të vogla.
Qeveria kishte praktikuar një falje të ngjashme dekada më parë në vitin 1993 gjatë ceremonisë martesore të babait të perandorit Naruhito.
Megjithatë, personat që janë duke vuajtur dënimet nuk do të konsiderohen për falje./AA
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj