Google ADS

Suso nuk do të largohet në janar

14:48 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

Gjiganti italian në Serie A, AC Milani nuk pritet të shes anësorin Suso në merkaton e muajit janar të transferimeve.

Klubi me bazë në Milan është duke pasur probleme për të balancuar situatën financiare dhe pritet të detyrohet për të lejuar largimin e disa lojtarëve në merkaton e ardhshme të transferimeve, transmeton portali arbesh.info.

Ka pasur madje raporte të ndryshme se portieri Gianluigi Donnarumma dhe Suso me gjasë do të jenë në listë për një largim të mundshëm, por sipas raporteve të fundmit, reprezentuesi i Spanjës është i vendosur në San Siro të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Suso ka qenë pjesë e “Rossonerëve” deri në vitin 2015 kur ai iu bashkua atyre nga skuadra angleze në Premierë Ligë – Liverpooli.

Që nga atëherë, 25-vjeçari ka reprezentuar Milanin në 117 ndeshjeve në ligë, ku ka shënuar 20 gola për klubin.

Në sezonin aktual, Suso ka përfaqësuar Milanin në shtatë ndeshje në ligë, ku ai ka menaxhuar të shënojë vetëm një gol./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme