Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan: Planifikojmë rikthimin e 1-2 milionë refugjatëve sirianë në zonën e sigurt.
Erdoğan: Kur nga disa pika arritëm në thellësi prej 30 kilometrash, për një çast ndryshoi qëndrimi i disa vendeve, veçanërisht i SHBA-së dhe Evropës. Operacioni “Burimi i Paqes” nuk është një formim i çastit. Nëse kthehemi prapa, ka 3, 4, 5 vjet që bëhen përgatitje.
“Turqia është një vend i cili që nga fillimi shpreh në çdo rast respekt ndaj integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë”, tha presidenti turk.
Erdoğan: Turqia ka zhvilluar luftën më efikase dhe më frytdhënëse kundër DEASH-it në Siri.
Erdoğan: Ushtria turke nuk do të largohet nga rajoni, pasi siguria atje e kërkon këtë gjë.
Erdoğan: Në rast se premtimi nuk përmbushet, minutën kur do të përfundojnë 120 orë, operacioni do të vazhdojë aty ku ka mbetur edhe më me vendosmëri.
Erdoğan: Shpresoj që Komiteti Kushtetues që do të mblidhet më 30 tetor në Gjenevë të jetë një moment historik për zgjidhjen politike në Siri./AA
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...