Njohësi i rrethanave politike në vend, Albert Krasniqi nga KDI, ka kërkuar heqjen e votave me kusht.
Krasniqi përmes një postimi në facebook ka shkruar se votimi me kusht nënkupton mundësinë për të votuar dy herë, shkruan arbresh.info.
“Sistemi zgjedhor në Kosovë ofron votimin me kusht, që nënkupton mundësinë për të votuar në një lokacion tjetër nga ai i vendvotimit përkatës. Në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare, mbi 3% e votuesve e kanë shfrytëzuar votimin me kusht. Një numër i fletëvotimeve me kusht refuzohen pasi votuesi del të ketë votuar më shumë se një herë ose nuk ka qenë në listën e votuesve”, ka shkruar Krasniqi.
Ai po ashtu ka thënë se votimi me kush rrit koston dhe mundësinë për manipulim.
“Tash e sa vite, KQZ ofron mundësi shumë të lehtë që Online të kuptoni se në cilin vendvotim mund të votoni si dhe të ndryshoni vendvotimin nëse nuk është i përshtatshëm për ju në ditën e zgjedhjeve. Kjo mënyrë e votimit është edhe një prej shkaktarëve që ndikon në vonesën e shpalljes së rezultateve, rrit koston e zgjedhjeve, si dhe është mundësi për manipulim. Prandaj, duhet seriozisht të mendohet heqja e mundësisë për votim me kusht”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
Ndryshe aktualisht në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) po bëhet rinumërimi i 530 vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor të këtij viti.
Ndërsa rezultat përfundimtare pritet të publikohen brenda 7-8 ditëve.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë dhënë për arbresh.info koordinatori i Qendrës për Numërimin e Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj.
Ai ka thënë gjithashtu se deri tani janë rinumëruar 45 vendvotime.
“Jemi në procesin e rinumërimit të 530 vendvotimeve gjatë ditës se djeshme janë rinumëruar 45 vendvotime ndërsa sot janë edhe 23 në proces, janë 23 tavolina apo njësi të numërimit”, ka thënë ai.
Ahmetaj ka shtuar se për rinumërim me dy ndërrime po punojnë 130 persona staf./arbresh.info/
Lexo edhe: Javën tjetër pritet të publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...