Presidenti i Napolit i hapur për rinënshkrimin me Gonzalo Higuain

14:08 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se është i përgatitur për të rinënshkruar me sulmuesin Gonzalo Higuain.

Pas rikthimit te Juventusi pas gjashtë muajve të shpenzuar në formë huazimi te Chelsea, Higuain është pjesë e skuadrës nën udhëheqjen e ish trajnerit të Napolit – Maurizio Sarrit, transmeton portali arbresh.info.

“Sarri ka shumë anë pozitive dhe disa prej tyre janë negative. Në Angli, ai ishte përmirësuar, Juve ka një dinamikë ndryshe nga ne në zhveshtore”, ka thënë De Laurentiis.

“Higuain? Nëse Carlo Ancelotti ma kërkon mua, unë do të thoja pse jo?”

“Kundër Liverpoolit, unë kam parë Napolin e vërtetë”, shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme