Google ADS

Në shtator janë regjistruar 924 tërmete në Indonezi

12:50 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

Nga Agjencia për menaxhim me situata të jashtëzakonshme të Indonezisë (BNPB) njoftoi se epiqendra është regjistruar 138 kilometra nga Jayapuri, në thellësi prej dhjetë kilometrave

Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Papuu, në lindje të Indonezisë.

Nga Agjencia për menaxhim me situata të jashtëzakonshme të Indonezisë (BNPB) njoftoi se epiqendra është regjistruar 138 kilometra nga Jayapuri, në thellësi prej dhjetë kilometrave.

Ende nuk ka informacione për viktima eventuale në njerëz. Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

Autoritetet e Indonezisë më herët njoftuan se në këtë vend muajin e kaluar janë regjistruar 924 tërmete, gjegjësisht mesatarisht rreth 30 në ditë.

Mudrik Daryono, drejtori i Qendrës për tërmete dhe cunami të Indonezisë, më herët këtë muaj tha se prej kësaj shifre 29 tërmete ndërlidhen me dridhje me fuqi prej mbi 5 ballë sipas Rihterit.

Viktimat në njerëz janë regjistruar vetëm në tërmetin me fuqi prej 6.8 ballë që ndodhi më 26 shtator në qytetin Ambon, ku humbën jetën 36 persona. Vitin e kaluar në Indonezi u regjistruan 11.577 tërmete, ndërsa në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2018 gjithsej 38.354.

Në tërmetin me fuqi prej 7.5 ballë që më 28 shtator goditi ishullin Palu humbën jetën më shumë se 4.000 persona.

Vlerësohet se në vit ndodhin rreth 900.000 tërmete me magnitudë deri në 2.5 ballë sipas Rihterit, ndërsa më të fortit janë edhe më të rrallë, dhe paraqiten çdo 5 deri në 10 vite. Tërmetet ku më së shumti ndodhin tërmete janë Kili, Japonia dhe Indonezia.

Unaza e Zjarrtë e Paqësorit është një zonë në basenin e Oqeanit Paqësor në të cilin aktivitetet sizmike dhe vullkanike janë më aktive. Unaza është pjesë e thuajse vargut të pandërprerë të hendeqeve nënoqeanike, harqe vullkanike dhe rripa vullkanike dhe lëvizje tektonike. Në këtë unazë gjenden 452 vullkane dhe mbi 75 për qind të të gjitha vullkaneve aktive dhe të shuara./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme