Kosova tani po e shfrytëzon mundësinë e çuarjes përpara të kauzës drejtë afirmimit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në UNESCO.
Derisa anëtarësimi i Kosovës në OKB është një çështje e mbetur për t’u shqyrtuar në një të ardhme të papërcaktuar në Këshillin e Sigurimit, Kosova tani po e shfrytëzon mundësinë e çuarjes përpara të kauzës drejtë afirmimit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në UNESCO. Lobimi kryesor në takimet e përfaqësuesve të Kosovës gjatë vizitave të shtatorit sivjet në New York ishte pikërisht anëtarësimi në organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, pra atë që njihet me emrin UNESCO.
Sipas informatave zyrtare, kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do të votohet dhe ajo që të jetë në agjendën e çështjeve që do të shqyrtojë Bordi Ekzekutiv i Organizatës të hënën e ardhshme.
Në rast të një verdikti pozitiv si një shtet anëtar i UNESCO-s, Kosova menjëherë duhet të fokusohet në anëtarësim në 13-të organizata të tjera të specializuara të Kombeve të Bashkuara, nga gjithsej 16-të. Tashmë prej vitesh Kosova është anëtare e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa edhe disa nga agjencitë e tjera të specializuara të OKB-së do të ishin me interes të veçantë për anëtarësimin e Kosovës, siç janë Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Organizata Botërore e Tregtisë (WTO), etj.
Në shumicën e rasteve, agjencitë e specializuara të OKB-së pranojnë anëtarë të rinj me shumicën e votës së dy të tretave të shteteve anëtare që janë të pranishme, ashtu si në UNESCO.
Të hënën e ardhshme, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s duhet të japë një votë të shumicës së thjeshtë ose 51 për qind e votave, si rekomandim pozitiv. UNESCO ka 195 shtete anëtare dhe 9 anëtarë të asocuar. Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s ndërkaq nga fundi i muajit do të votojë nëse Kosova do të anëtarësohet në këtë organizatë dhe për këtë duhen dy të tretat e votave.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...