Zjarr në Prishtinë, lëndohen 6 persona

11:28 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për arbresh.info se 6 persona kanë marrë lëndime trupore.

Ahmeti ka thënë gjithashtu se një nga të lënduarit ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga  ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar gjithashtu se zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse,  po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme