Conte: 2 vende me shumicë myslimane kanë ëndërr të futen në BE, takimi i djeshëm gabim historik

11:24 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i cili para pak ditësh ishte në një vizitë zyrtare në Shqipëri ka folur para mbledhjes së Këshillit në Bruksel.

Conte u shpreh se mos hapja e negociatave është një gabim historik.

“Mbrëmë nuk arritën në një konkluzion. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një jetë që kërkojnë hapjen e negociatave. 2 vende me shumicë myslimane kanë ëndërr të futen në BE.

Takimi i djeshëm do të mbahet mend si një gabim historik. Mos hyrja në BE shpresoj mos t’i bëjë vendet pesimiste”, mësohet të ketë thënë ai./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme